Boga mes bukurisë dhe vështirësive/Energjia elektrike problem për banorët

boga mes bukurive
Fshati i Bogës në Malësi të Madhe është ndër vendet më të bukura në Veri të Shqipërisë, por temperaturat e ulëta që përfshijnë këtë zonë gjatë dimrit i vështirëson jetesën banorëve të këtij fshati. Kryetari i njësisë së Shkrelit Martin Pëllumbi thekson se Autoriteti Rrugor ka marrë të gjitha masat për mbajtjen hapur të segmentit që e lidh këtë fshat me Thethin ndërsa e pranon se problemet me energjinë elektrike vijojnë si shkak i amortizmit të rrjetit. Boga ky fshat i vogël malor vetëm 47 kilometra nga Shkodra, është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor kryesisht në këtë stinë nga turistët vendas. Mbatja hapur e segmentit nga firmat kontraktuese nga Boga deri në Theth ka bërë që qarkullimi në këtë rrugë të kryhet pa problem.