Boga, perla e Alpeve shqiptare / Banorët: Kërkojmë mbështetje financiare nga shteti për të zhvilluar turizmin
Fshati i vogël i Bogës me rreth 70 shtëpi i ndodhur vetëm 50 minuta larg Shkodrës që bën pjesë në njësinë administrative të Shkrelit në Malësi të Madhe është ndër zonat më të bukura ne veri të vendit. Por zhvillimi që ka nisur të marrë ky fshat sipas banorëve ka nevojë që të ketë edhe shërbime për t’i dhënë hov turizmit. Rruga e ngushtë e fshatit, mos rehabilitmi i përrenjve malor dhe mos njohja e titujve të pronësisë janë disa nga problematikat që banorët shpresojnë që të gjehet një zgjidhje.
Ndërkohë Bashkia e Malësisë së Madhe ka strategji që këto destinacione turistike t’i kthejë në gjithëvjetor. Së fundmi më mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Bogë është ndërtuar pedonalja me ndriçim, e gjitha me gurë dekorativë.
Vetë pozicioni gjeografik i Bogës e bën këtë trevë një ansambël të mahnitshëm, përsa i përket fushës së turizmit, që për nga llojet mund të jetë unikal në Shqipëri dhe rajon.