Categories: LajmeSportFutboll

Bogdani: Broja thyen rekordin tim, Shqipëria asgjë më pak se Italia

Ish-sulmuesi kuqezi në një intervistë për “Tuttomercatoëeb” ka treguar diçka më shumë për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai madje ka evidentuar për portalin italian se kush “kërcënonte” rekordin e tij me fanellën kuqezi.

Cili prej lojtarve thyen rekordin që të përket ty?

Sot është Aramando Broja, prototipi i sulmuesit modern. Është i ri, por ka shumë eksperiencë.

Rekordi yt prej njëmbëdhjetë vitesh mbtetet i paprekur…

Sulmuesit, të cilët më kanë pasuar nuk kanë patur shumë vazhdimësi. Shqipëria tani është një kombëtare më e fortë dhe për sulmuesit është më e vështirë të evidentohen pasi kërkohet një nivel i lartë.

Çfarë i mungon Brojës që të performojë në nivele të larta?

Vazhdimësia. Është frenuar nga dëmtime, por ka të gjithë kohën e mudnshme për të rikuperuar. Ai mbron mirë topin dhe në luftën një kundër një ka shumë forcë.

Si po e përgatiti Shqipëria ndeshjen me Italinë?

Është një ndeshje speciale për të gjithë vendin, unë do të jem në Dortmund për të bërë tifo për Kombëtaren. Jetoj në Itali prej 24 vitesh, bashkëshortja dhe fëmijët janë italianë dhe nuk e njohin mirë Shqipërinë. Po të kisha qëndruar në shtëpi do të gjeja veten në mes të tifozëve të Italisë. Italia na ka ndihmuar gjithmonë, por tani jemi më si më parë. Sot ka shumë italianë në Shqipëri.

Përse mendoni se Shqipëria mund t’ia dalë?

Sepse me Silvinjon është rritur shumë. Është një skuadër kompakte dhe për tu kualifikuar ka mundur skuadra si Polonia dhe Republika Çeke. Është një ekip i kompeltuar.

Konsideroheni si ekipi surprizë i Grupit B.

Është një grup i komplikuar dhe më i vështirë se ç’mendohet. Kush nuk kupton shumë nga futbolli na rendit të fundit. Mendoj se kush na konsideron si të dobët do ta ketë shumë të vështirë.

Kush janë liderët e Shqipërisë?

Gjimshiti, Hysaj dhe portierët. Janë lojtarët me më shumë eksperiencë. Jam shumë i lumtur pas kjo është hera e parë që luajmë me Italinë si të barabartë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

10 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

10 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

10 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

10 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

11 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

11 hours ago

This website uses cookies.