Bogë – Theth, 70 cm trashësia e borës – Akset e kalueshme, nevojiten goma dimërore dhe zinxhirë
Kjo fillim jave është shoqëruar me reshje intensive dëbore, veçanërisht në akset Tamarë – Vermosh dhe Bogë –Theth.
Firmat e kontraktuara kanë punuar gjatë natës me qëllim mbajtjen hapur të këtyre akseve të rëndësishme.
Krahas heqjes së dëbores nga traseja e rrugës, firma po vijon edhe kriposjen.
Apeli i specialistëve të qarkullimit rrugor është për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
Ndërkohë, sipas raportit të Emergjencave Civile, Drejtoria Rajonale e Rrugëve në very, përmes firmave të mirëmbajtjes, po mban hapur rrugët, ndonëse Bogë-Theth trashësia e dëborës ka kaluar 70cm.
Ndërsa në fshatrat e Pukës ka shkëputje të vazhdueshme të energjisë elektrike, teksa vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.