Bojkoti dhe reforma territoriale/ Berisha: Rama dhe PD asgjësuan qeverisjen vendore

Ish-kryeministri Berisha duke folur në Asamblenë e zgjedhurve vendorë deklaroi se reforma territoriali që realizoi mazhoranca prodhoi pabarazi të mëdha.

Sipas Berishës, mospërfshirja e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 2019-s ishte një goditje e rëndë për këtë forcë politike dhe pluralizmin politik në qeverisjen lokale.

Roli i të zgjedhurve vendorë, sot, pas asgjësimit të pluralizmit politik në qeverisjen vendore, në një nga vendimet më antidemokratike që PD mori në vitin 2019, pas reformës territoriale antidemokratike të Edi Ramës në vitin 2014, reformë e cila krijoi pabarazitë më të mëdha në ndarjen territoriale, mjafton t’u kujtoj se rrethe me 1 milion banorë kanë vetëm 4 bashki, ndërkohë që rrethe me 120 mijë banorë, kanë 7 bashki dhe kjo me qëllimin e vetëm se si të grabiten më shumë mandate, duke mos respektuar asnjë nga kriteret mbi të cilat bazohet ndarja territoriale e një vendi”, është shprehur Berisha.

Sipas Berishës pabarazia që prodhoi kryeministri Rama me reformën territoriale, “u pasua me largimin e madh të të zgjedhurve vendorë nga qytetarët. Qindra të zgjedhur vendorë u zëvendësuan me të emëruar, militantë të partisë, çka e politizoi gjer në palcë këtë pushtet dhe largoi shërbimet nga qytetari”.

Berisha shpjegoi se ndryshe nga sa premtoi kryeministri Rama se reforma territoriale do të zvogëlonte punonjësit e qeverisjes vendore, “në mënyrë që kjo qeverisje të rëndojë më pak mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. E vërteta është se ndodhi e kundërta. Qeverisja vendore u dyfishua në numër

Ndodhi një përqendrim total në qendrat e qyteteve, që kanë marrë gjer më sot 2.2 miliardë euro. 2.2 miliardë euro janë vjedhur bashkë me qeverinë nga 5 kompani gjithsej, se të tjerat nuk dinin të shtronin rasa guri.

Por, do të jemi realistë, goditjen e mëshirës, qeverisë vendore ia dha bojkoti i PD, e cila lëshoi çdo pozicion dhe bëri të mundur vendosjen e plotë totale të monizmit në qeverisjen vendore”, ka theksuar Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh

Këtë të mërkurë (26 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

10 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ dërgon 16 kandidatë për verifikim në prokurori

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…

1 day ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…

1 day ago

Finalet e Nations League do zhvillohen në Gjermani, kalendari dhe oraret e sfidave

Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…

1 day ago

Autori i dy golave, Manaj: Rëndësi ka fitorja

Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…

1 day ago

Silvinjo pas fitores: Krenar për lojtarët

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…

1 day ago