Categories: LajmeRajoni

Bojkotimi i Listës Serbe, Osmani: Kjo po ndodh me urdhër të Vuçiq

Me rastin e 25 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës, Presidentja, Vjosa Osmani tha se sot jemi këtu për të nderuar 25 vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK -së të cilët në këtë betejë bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirin tonë të çmuar.

Gjithashtu  pyetur nga gazetarët,Presidentja Osmani është deklaruar lidhur me thirrjet e Listës Serbe për të bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri.

“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholz edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshme ndaj serbeve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani.

Osmani tha se jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim.

​Qeveria i bën thirrje Listës Serbe të mos ushtrojë presion ndaj serbëve për votimin në veri

 “Jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë të shfrytëzoj të drejtat që atyre u jep Kushtetuta por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e Vuçiqit. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbeve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuçiqin pasi që nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, është shprehur presidentja.

E pyetur rreth akuzave të Listës Serbe se institucionet kosovare po u bëjnë presion komunitetit serb, Osmani ka thënë se ajo janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që presidenti Vuçiq po e realizon nëpërmjet listës serbe në Kosovë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“105 vite parlamentarizëm” – reflektim mbi demokracinë dhe historinë shqiptare

Kuvendi i Shqipërisë organizoi aktivitetin përkujtimor "Parlamentarizmi, Republika, Demokracia". Ky event madhor mblodhi figura të…

2 hours ago

Lens interesohet për Kevin Dodaj, 19- vjeçari i Vllaznisë drejt hapit të madh në karrierë

Një prej talenteve më të spikatur të Vllaznisë është vënë në radarët e skuadrave të…

3 hours ago

Balaj, goleadori i superligës – Objektivi kryesor i ish-sulmuesit të Kombëtares mbetet fitimi i titullit

Forma e mirë e Balës duket se po ndihmon edhe Vllazninë në garën për fitimin…

3 hours ago

Fyerje në tiktok, në kërkim 35-vjeçari, policia e Lezhës u vu në lëvizje pas kallëzimit të një shtetase

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike …

3 hours ago

Beci pret ipeshkvinjtë Massafra e Peragine – Kryebashkiaku vlerëson rolin e tyre edhe në kuadër të Bashkisë Shkodër

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në një takim falënderimi imzot Angelo Massafra…

3 hours ago

Vit i ri me halle të vjetra – Qindra familje në Fshatin e Ri probleme me energjinë dhe rrugët

Banorët e Fshatit të Ri, në zonën e Postribës, janë në rrezik për shkak të…

3 hours ago

This website uses cookies.