Boks-Evropiani U18 në Kroaci / Çekini: Me talentin Adam Maca, fitojmë të artën

Fillimi i muajit prill ka në kalendarin ndërkombëtar të boksit Kampionatin Evropian për kategorinë e 18-vjeçarëve, aktivitet në të cilin konkuron edhe boksieri shqiptar Adam Maca i klubit Boxing North Albania me qëndër në Shkodër. Trajneri i tij, Klaodio Çekini, bën të ditur se në këtë Evropian , Maca konkuron në një moshë më të madhe, por gjithsesi objektivi është për të marrë medaljen e artë.
Në vijim, trajneri Çekini flet edhe për Evropianin e U16 që zhvillohet në qershor duke pasur të njëjtat objektiva me talentin tjetër të klubit të tij, Jurgen Lazri.
as Turneut Ndërkombëtar të boksit të zhvilluar me shumë sukses në Shkodër, mesa duket sporti i boksit pritet të përfaqësohet dienjësisht edhe në arenën ndërkombëtare.