Boksi shkodran prezanton drejtuesit : Mondi dhe Gjovalin Ndou, bashkë me Melser Abdyli, drejtuesit e ri të Vllaznisë

Mondi Ndou, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou janë drejtuesit e rinj të klubit të boksit Vllaznia. Prezantimi i tyre është bërë sot nga kryetrajneri i Vllaznisë, Zef Gjoni.
Gjatë fjalës së tij, presidenti i Vllaznisë në boks, Mondi Ndou, ka shprehur kënaqësinë që si ish- boksier kampion kuqeblu është në këtë detyrë duke garantuar mbështetje teknike dhe në infrastrukturë.
Në vijim ka folur antari i presidences, Melser Abdyli.
Drejtuesit e rinj të presidences dhanë kontributin e tyre për fitimin e 26-të kampion të Vllaznisë si dhe garantuan tituj të tjerë në vazhdimësi.