Bolivia ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

ffb8ea2bef174b1c863e87a72361e747

ffb8ea2bef174b1c863e87a72361e747

Bolivia ka ndëprerrë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, për shkak të sulmeve të këtij të fundit ndaj rripit të gazës. 

Kolombia dhe Kili ndërkohë kanë thirrur prë konsultime ambasadorët e tyre në vendin e lindjes së mesme.  

Tre vendet e Amerikës Jugore kanë kritikuar sulmet e Izraelit ndaj gazës dhe dënuar vdekjet e qytetarëve palestinezë.  Ata gjitashtu kanë bërë thirrje për armëpushim, ndërkohë që Bolivia dhe Kili kanë kërkuar që të lejohet kalimi i ndihmave humanitare në enklaëve si dhe kanë akuzuar Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar. 

Presidenti kolumbian Gustavo Petro i quajti sulmet ndaj gazës, një masakër ndaj popullit palestinez.  

Edhe vende të tjera të Amerikës Latine si Meksika dhe Brazili kanë bërë thirrje për arpushim. “Ajo që po shohim tani është çmenduria e kryeministrit të Izraelit që dëshiron të rafshojë Rripin e Gazës, u shpreh presidenti Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.  

Izraeli ndërkohë e ka akuzuar Bolivinë se po mbështet grupin terrorist të Hamas. “Vendimi i qeverisë së Bolivisë për ndërprerjen e  marrëdhënieve diplomatike me izraelin do të thotë t’i dorëzohesh dhe t’i nënshtrohesh terrorizmit dhe regjimit të Ajataollahut në Iran”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.