Bonusi i bebes, qeveria fond 2.2 mln lekë. Rama: Mbështesim familjet

bebe 1
Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i 2023-shit. Kryeministri Edi Rama bën me dije se në buxhetin e 2024-ës, qeveria do financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2. miliardë lekë.
“Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.