Bonusi i fundvitit/Në Qarkun Shkodër e përfitojnë rreth 50 mijë pensionistë
Duke nisur nga kjo e hënë për pensionistët nis shpërndarja e bonusit të fundvitit. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare, me bonusin e fundvitit, në masën 5 mijë lekë të reja. Shpërblimi mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit.Fondi total për këtë dhuratë fundviti është 3.5 miliardë lekësh.Ndërsa në Qarkun e Shkodrës janë rreth 50 mijë pensionistë që e përfitojnë këtë bonus. Ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit.