Bonusi i fundvitit, nis shpërndarja – Posta Shqiptare ofron shërbimet e saj në sportel dhe në shtëpi për përfituesit

Shkodër
Nga dita e hënë, edhe në sportelet e Postës Shqiptare në Shkodër, ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit bashkë me pensionet.
Në sportele ka një fluks të lartë përfituesish, të cilët duan ta marrin sa më parë bonusin e fundvitit.
Ndërkohë, veç sporteleve, sherbimi nga Posta Shqiptare ofrohet edhe në shtëpi.
Dibra sqaron edhe njëherë kategoritë përfituese dhe shumat përkatëse për bonusin e fundvitit.
Bonusi i fundvitit u akordua nga qeveria shqiptare, ndërsa kryeministri Rama ka njoftuar edhe një bonus tjetër në pranverën që vjen.