Lajme

Bonusi i fundvitit për pensionistët, Gonxhja: Shpërndarja nis javën e dytë të dhjetorit

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët do të nisë nga java e dytë e dhjetorit, pas procedurave zyrtare.

Ndërsa e konsideroi si bonusin më të madh në historinë e vendit, Gonxhja sqaroi se tërheqja e këtij bonusi do të bëhet në sportele.

Ky është bonusi më i madh ndonjëherë në historinë e vendit sa i takon bonusit të fundvitit. Janë mbi 724 mijë pensionistë që do marrin bonusin e fundvitit.

Pagesat do nisin nga java e dytë e dhjetorit me zbardhjen e aktit dhe me përgatitjen e procedurave nga ana e institutit të sigurimeve shoqërore nisin pagesat në të njëjtën mënyrë sikurse ka ndodhur gjithmonë pranë sporteleve të ISSH-së”, u shpreh ministri.

Bonusi do të ndahet në dy shkallë, konkretisht: pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, do marrin 3-fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh; dhe pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 100 euro.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

14 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

14 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

1 day ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

1 day ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

1 day ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

1 day ago