Lajme

Bonusi i fundvitit për pensionistët, Rama: Nis shpërndarja nga java e dytë e dhjetorit

Bonusi i fundvitit i pensionistëve tashmë i trefishuar do të fillojë të shpërndahet duke nisur nga java e dytë e dhjetorit.

Kështu u shpreh sot nga Bulqiza kryeministri Edi Rama, i cili tha se vendimi për rritjen e bonusit ishte i paimagjinueshëm deri dy apo tre vite më parë, por u bë i mundur falë rritjes ekonomike.

“Ne do japim nga buxheti i shtetit 100 milionë euro për pensionistët drejtpërdrejtë. Pensionistët që i kanë pensionet deri në 20 mijë lekë të reja do të marrin 150 euro dhe ata me pensione mbi 20 mijë lekë të reja 100 euro. Të gjitha këto para do të fillojnë të disbursohen duke filluar nga java e dytë e dhjetorit”, tha Rama.

Kryeministri theksoi po ashtu se niveli i ri i ekonomisë krijon mundësinë që përveç këtyre 100 milionë eurove të krijohet edhe një fond tjetër për pensionistët, për një bonus tjetër që nuk ka qenë më parë.

“Kjo jo se nuk kemi dashur ne, por se nuk na e ka lejuar ekonomia mundësinë e një bonusi të pranverës. Ky do të jetë një bonus që edhe në mandatin e 4-t ne do të vazhdojmë ta mbajmë në raport me çfarëdo qoftë na sjell më shumë se parashikimi rritja ekonomike”, tha Rama.

Kryeministri informoi se edhe për këtë bonus dhe me sasinë e tij, pensionistët do të njihen menjëherë brenda pak ditëve .

“Paralelisht me paratë që do të marrin para Vitit të Ri, do të marrin edhe informacionin e saktë se sa do të marrin më tutje në pranverë. Këto bonuse janë një rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë blerëse të pensionistëve dhe janë një sinjal i drejtpërdrejt kuptimplotë i rritjes ekonomike”, tha Rama.

Shifrat e rritjes ekonomike, sipas kryeministrit, “janë shumë domethënëse dhe tregojnë se në këtë dekadë Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë në rajon të prodhimit të saj të brendshëm.

“Është një rritje që nuk ka përfshirë vetëm punonjësit e sektorit publik pagat e të cilëve janë thuajse trefishuar në raport me të kaluarën por përfshin edhe pjesën më vulnerabël por edhe më të vështirë për t’u adresuar pensionistët. Bëhet fjalë për më shumës e 700 mijë pensionistë, të cilët paguajnë haraçin e marrëzisë së viteve para se ne të merrnim detyrën”, tha kryeministri.

Rama solli në vëmendje reformën e pensioneve të vitit 2014, ndërsa u shpreh se ata që dalin në pension prej vitit 2014 kanë pensione më të larta se ata që kanë dalë më parë.

“Reforma e pensioneve e vitit 2014 është pasqyra e gjithë sistemit të pensioneve dhe tregon qartë se kush do ta qeverisë dhe kush vetëm mund ta shkatërrojë këtë vend”, tha Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Festat e Nëntorit në Tetovë bëjnë bashkë “Ballistët” dhe “Shvercerat”

“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…

17 hours ago

Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…

17 hours ago

80% e popullatës e prekur nga helikobakteri – Mjekët: Është i vështirë në trajtim

Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…

17 hours ago

“Studim për muzikologjinë psikoanalitike” – Libri është kontribut shkencor dhe artistik i muzikologut Qamil Gjyrezi

Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…

18 hours ago

Konkursi letrar “Fjala artistike” – Rreth 280 fëmijë morën pjesë në tre fazat e kompeticionit

Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…

18 hours ago

Berisha kërkon shfuqizimin e masës “arrest shtëpie”, “Kushtetuesja” e shqyrton më 27 dhjetor

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…

18 hours ago

This website uses cookies.