Categories: AktualitetLajmeMjedis

Bora ia lë vendin ngricave, problematika në qarkun Dibër dhe Lezhë! Zonat rurale të bllokuara, probleme në Rrugën e Arbrit

Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur thuajse të gjithë vendin nga veriu në jug, duke krijuar edhe problematika në qarkullimin e mjeteve apo furnizimin me energji.

Prej mesnatës reshjet e shiut dhe dëborës kanë pasur një intensitet më të ulët duke bërë që borëpastrueset të lirojnë akset nacionale, të cilat janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Të bllokuara kanë mbetur vetë disa fshatra të Kukësit dhe Hasit, ku po punohet për hapjen e rrugës.

Qarku Kukës

Në bashkinë Kukës janë të bllokuara rrugët e Njësisë Administrative Arrën, Zapod, Grykë  Çajë, dhe  Kalis, ndërsa në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Problemet në veri të vendit janë edhe me furnizimin e energjisë elektrike ku ka mungesë të saj në Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis, Gjinaj, Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë.

Qarku Korçë

Edhe në Korçë reshjet kanë vijuar me intensitet më të ulët, ku trashësia e dëborës ka arritur në 25-50 cm. Temperaturat  minimale gjate natës kanë qenë të ulëta deri në -6 gardë celsius.

Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kripësen e tyre kanë punuar në aksin Korçë- Ersekë  5 borëpastruese, në aksin Korçë- Dardhë 3 borëpastruese, Korçë-Voskopojë 2 borëpastruese.

Rrugët janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim. Puna është fokusuar aktualisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës, në Bulgarec dhe Ciflig.

Qarku Dibër

Në Dibër zona është mbuluar nga ngricat duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Problematike situata mbetet në zonat rurale të cilat janë të gjitha thuajse të izoluara për shkak se trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra në zonat e thella.

Sa i përket rrugëve nacionale ajo Skuraj – Burrel – Klos është e kalueshme pa probleme, rruga e Arbrit vijon të jetë problematike për shkak të prezencës së akullit në byppasin e Murrizit.

Rruga Bulqizë – Peshkopi është e kalueshme, ajo Peshkopi – Kukës kalohet vetëm me zinxhirë si dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Reshjet e borës kanë dëmtuar edhe linjat elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji.

Qarku Lezhë

Në bashkinë Lezhë dhe Kurbin situata paraqitet e qet. Në disa fshatra  ka mungesë të energjisë elektrike, për të cilat po punohet për t’i riparuar.

Në njësinë administrative Kaçinar rruga ka ngrica të shumta, por e kalueshme me zinxhir në disa vende, ndërsa ka prezencë akulli në rrugët që lidhen fshatrat me Njësitë Administrative dhe në disa zona për shkak të erës janë krijuar grumbuj dëbore në rrugë ku pengon kalimin e mjeteve.

Ka filluar puna për hapjen e rrugëve te bllokuara nga dëbora në njësitë administrative Fan dhe Orosh.

Mungesë të energjisë elektrike ka në fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf, Shëngjergj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

4 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

4 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

4 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

4 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

20 hours ago

This website uses cookies.