Bora në veri të vendit, shkak për tri aksidente në segmentin Reps–Thirre

Kukës dhe Hasit ka prezencë dëbore

Disa zona të veriut të Shqipërisë janë përfshirë nga dëbora.

Në bashkitë e Kukës dhe Hasit ka prezencë dëbore me intensitet mesatar, ndërsa bashkia e  Tropojës është përfshirë nga vranësira.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga subjektet kontraktore është punuar për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve dhe mbajtjen e tyre funksionale.

Gjithashtu nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, ndërsa në Shkodër në aksin rrugor Qafë Mali–Fierzë në orët e para të mëngjesit kanë filluar reshjet e para të dëborës, por pa shkaktuar probleme në qarkullim.

Policia apelon që qarkullimi i automjeteve në zonat malore duhet të kryhet me goma dimërore.

Në Bashkinë e Pukës, reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët, ndërsa në bashkinë e Fushë-Arrëzit, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 8 cm. Nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme.

Në Mirditë, reshjet e dëborës kanë krijuar problematika në Rrugën e Kombit, ndërsa në segmentin Reps–Thirre janë regjistruar tri aksidente.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.