Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Bora zbardh zonat malore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit kanë sjellë probleme në aksin Bogë-Theth  ku është punuar për mbajtjen hapur të rrugës. Për shoferët nevojitet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve. Akset konsiderohen të hapura, megjithatë duhet kujdes i shtuar për shkak të ngricave në rrugë.

Trashësia e dëborës shkon deri në 10 cm në Qafë Thore. Gjatë natës, në Qarkun e Korçës ka patur reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe në orët e para të mëngjesit vazhduan reshjet e dëborës në të gjithë territorin në lartësi mbi 700 m. 

Akset kryesore nacionale: Qafa e Thanës-Pogradec-Plloçë-Maliq-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Drenovë-Dardhë, Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, Qafa e Zvezdës-Dogana Goricë, janë plotësisht të kalueshme. Nga strukturat e Emergjencave Civile nuk raportohen situata emergjente, rrugët dytësore e lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa probleme. Furnizimi me energji elektrike ka qenë normal.

I gjithë territori i Qarkut Kukës nga lartësia mbi 500 m është përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët deri në mesatar shoqëruar me temperatura të ulëta dhe erë të fortë. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre. Era e fortë ka shkaktuar shkëputje të çative në banesa, ndërsa ka shkëputje të energjisë në 2 lagje të qytetit dhe dia fshatra.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.