Bordi i kullimit, 100 mln lekë investim /Haxhija: Krahas investimit kemi pastruar kanalin kryesor
100 mln lekë po investohen nga Bordi i kullimit, në fshatin Ganjollë të njësisë administrative Gur i zi. Ky investim ka si qëllim parandalimin e gërryerjeve nga erozioni. Kryeinxhinieri, Shuajp Harka, tregon se investimi kap vlerën e 100 mln lekëve dhe tashmë është kryer rreth 40% e punimeve
Krahas këtij investimi, Ismet Haxhija, administrator i njësisë Gur i zi tregon se është punuar në çeljen e kanalit kryesor i cili do të mundësojë kullimin e tokave nga reshjet e shiut duke ardhur në ndihmë fshatit Vukatanë dhe Kuç
Çdo vit, si shkak i gërryerjeve, dhjetëra hektarë tokë kanë përfunduar në lum. Ndërsa kjo gërryerje rrezikonte tokat e fshatrave Kuç dhe Vukatanë si shkak i dëmtimit të argjinaturës.