Bore ne zonat malore
Shqipëria është përfshirë nga një front atmosferik i ulët. Temperaturat kanë zbritur në – 8 gradë, ndërsa zonat malore janë mbuluar nga bora. Autoriteti Rrugor shqiptar bën të ditur Qafë Thore-Bogë, në Valbonë, Kukës-Shishtavec, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Qafë Qarri-Ersekë janë mbuluar nga bora.
Në segmentin Korçë-Dardhë trashësia e borës shkon në 10 centimetra, ndërsa në segmentin rrugor Korçë- Voskopojë dhe Korçë – Ersekë 3-4 cm.
Rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa grupet e punës me mjetet borëpastruese vijojnë punën pa ndërprerje në terren për të bërë pastrimin nga dëbora. Në disa segmente është bërë hedhja e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme.
ARSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.