Categories: LajmeRajoni

Borel: Dënoj sulmin e shëmtuar kundër policëve të Kosovës. Të ndalen menjëherë!

Shefi i BE për politikën e jashtme, Xhozef Borel (Josep Borrell) ka reaguar në lidhje me ngjarjen e regjistruar në veri të Kosovës, ku grupe të armatosura kanë sulmuar Policinë e Kosovës, duke i marrë jetën një efektivi, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Borel dënon “në termat më të ashpër” sulmin, duke bërë thirrje që të ndalet menjëherë.

Ai kërkon që faktet rreth sulmit të vërtetohen dhe autorët përgjegjës të përballen me drejtësinë.

Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Borel.

Shefi i BE për politikën e jashtme thekson se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik ndërkohë që sulmet vijojnë, teksa shton se EULEX është në terren dhe në kontakt me KFOR-in.  

Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës”, thekson Borel.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele (24 shtator) në Mitrovicë Veri, në hyrje të fshatit Banjskë ku persona të armatosur bllokuan rrugën me kamionë dhe më pas qëlluan me armë zjarri dhe granata dore në drejtim të policisë së Kosovës. Për pasojë, një efektiv humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Qeveria e Kosovës ka akuzuar Beogradin zyrtar si përgjegjës për sulmin, ndërsa nuk ka end e reagime nga politika në Serbi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenir (Jeffrey Hovenier) dënoi ashpër sulmet, duke kërkuar vendosjen e autorëve para përgjegjësisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.