Ndërsa shefi i politikës së jashtme Jospe Borrel sugjeroi një plan nën të cilin Izraeli pezullon operacionin e tij ushtarak në Gaza, por në këmbim, Hamas duhet t’i japë kryqit të kuq akses tek pengjet që po i mban në enklavë.
“Mendoj se një ndërprerje e konfliktit për arsye humanitare e shoqëruar nga një akses që kryqit të kuq mund t’i jepet tek pengjet si hapi i parë drejt lirimit të tyre është një iniciativë për të cilën duhet të punojmë”, u shpreh Borrel para diplomatëve evropiane në Bruksel.
BE, SHBA dhe Mbretëria e bashkuar po kërkojnë ndërprerje për arsye humanitare në luftimet mes izraelit dhe Hamasit në gaza në mënyrë që banorët e enklavës së rrethuar të mund të marrin ndihma. Por kryeministri izraelit Benjamin Netanjau ka hedhur poshtë mundësitë për ndonjë armëpushim të përkohshëm pa lirimin e atyre që u morën peng nga Hamas në datën 7 tetor.
“Quajeni armëpushim, dritare a çfarë të doni, por intensiteti I dhunës duhet të ulet dhe duhet të respektohet ligji ndërkombëtar humanitar, theksoi Borrell, I cili gjithashtu paralajmëroi se një reagim I tepruar nga izraelitët do të bënte që ata të humbnin mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. “Për konfliktin nuk ka zgjidhje ushtarake. Edhe nëse Hamasi çrrënjoset, kjo nuk do të zgjidhë problemin e gazës”, u shpreh ai.
Bashkimi Evropian ndërkohë do të rrisë me 25 milionë euro fondin e caktuar për ndihmat humanitare për Gazën. Duke ndërmarrë një hap të tillë, shuma totale që BE alokon për t’u shkuar në ndihmë civilëve të gazës shkon në 100 milionë euro, u shpreh këtë të hënë presidentja e komisionit evropian Ursula Von Der Leyen.
Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…
Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…
Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…
Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…
Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…
Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…
This website uses cookies.