Categories: BotaLajme

Borrell: Mbështetja e BE-së për Ukrainën nuk varet nga suksesi në fushën e betejës

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka deklaruar se ndihma ndaj Ukrainës nuk varet nga përparimet në fushën e betejës.

Mbështetja jonë nuk varet nga përparimet e një dite. Është mbështetje e përhershme, e strukturuar sepse ne po përballemi me një kërcënim ekzistencial për Evropën” tha Josep Borrell gjatë një konference për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Kiev, ku u vendos që Ukraina të ndihmohet me një paketë prej 5 milionë eurosh.

Ai theksoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën “nuk varet nga mënyra se si do të zhvillohet lufta në ditët apo javët e ardhshme”, duke shtuar se “ushtarët ukrainas po luftojnë me shumë guxim përballë fortifikimeve të mbrojtjes ruse”.

Kryediplomati i BE-së tha gjithashtu se nëse partnerët duan që Ukraina të jetë më e suksesshme, ata duhet t’i sigurojnë asaj “armë më të mira dhe më të shpejta”

Borrell mbërriti në Ukrainë të shtunën dhe që atëherë ai ka vizituar qytetin e Odesa-s, ku ka nderuar ushtarët e rënë në Kiev dhe ka mbajtur takimin e tij të parë personal me ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

5 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

6 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

7 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

7 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

7 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

7 hours ago