Borrell: Sa palestinezë duhet të vriten ende që lufta të mbarojë?

Sa palestinezë të tjerë duhet të vriten që kjo lufta në gaza të marrë fund? Kjo është pyetja që ngriti kryediplomati evropian Josep Borrell para nisjes së takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në të cilin marrin pjesë edhe me homologët e tyre nga Jordania, Egjipti, Izraeli, ai palestinez si dhe sekretari i   përgjithshëm I lidhjes arabe.

“Situata humanitare në Gaza nuk mund të ishte më keq. Nuk ka fjalë të përshkruar se si është kjo situatë, ku qindra mijëra persona që nuk kanë më asgjë, as strehë, as ushqime dhe as ilaçe janë gjithë kohës nën kërcënimin e bombardimeve. Çdo ditë ka një bilanc të lartë të civilëve të vrarë. Shumë ministra thonë se janë shumë e shumë. Pyetja është: sa është shumë e shumë? 25 mijë? Sa do të vijojë kjo?”, tha Borrell.

Temë e diskutimit të takimit të ministrave të jashtëm evropianë është drejt një zgjidhjeje të paqtë në konflikt që vijon në Lindjen e mesme, si dhe mbështetja për Ukrainën përmes një fondi paqeje me vlerën e 20 miliardë eurove për katër vitet e ardhshme.  Sipas Borell, nuk ka përfundim të konfliktit mes izraelit dhe Hamasit, pa një zgjidhje me dy shtete, që përfshin krijimin e një shteti palestinez, çka është hedhur poshtë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

“Duke filluar nga tani, nuk do të flas më për procesin e paqes por për procesin e një zgjidhjeje me dy shtete. Duhet të shqyrtojmë shkaqet që nuk lejojnë që kjo zgjidhje të zbatohet”, u shpreh Borrell.

Ndër të tjera, Borrell thekso se pa arritjen e një zgjidhjeje të tillë, çdo strukturë apo mekanizëm që mund të qeverisë Gazën pas lufte do të perceptohet si zgjatim I pushtimit dhe mohim I të drejtave të palestinezëve, dhe prandaj do të krijojë rreziqe të reja për sigurinë në të ardhmen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.