Borrell: Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Navalnyt
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell është zotuar se presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny.
“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së për Julia Navalnaya. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalny. Siç tha Yulia, Putini nuk është Rusia. Rusia nuk është Putini. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediat e pavarura”, shkroi Borrell në rrjetin social X.
Pak ditë më parë, Yulia Navalnaya, e veja e Aleksei Navalnyt i cili humbi jetën në burgun e Arktikut u zotua se do të vazhdojë luftën politike të bashkëshortit të saj dhe u bën thirrje rusëve t’i bashkohen vizionit të saj për një “Rusi të lirë” kundër Vladimir Putin.