Borshi vlerëson kombëtaren, Borshi: Mitaj e ardhmja e futbollit shqiptar
Pozitive e ka quajtur aventurën e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” specialisti i futbollit, Ferit Borshi.
Borshi u shpreh se kuqezinjte megjithëse ishin në grupin e ferrit ato shpalosen një futboll cilësor.
Për Borshin, reparti i mbrotjes ishte reparti më i mirë i kësaj skuadre.
Ndërsa më tej, ish futbolisti i Vllaznisë në vitet 80-të u ndal edhe tek paraqitja e shkodranëve në këtë kampionat
Shqipëria e mbylli këtë kampionat në vendin e 4 me vetëm një pikë, të cilën e mori ndaj Kroacisë, ndërsa u mund në dy përballje te tjera me rezultat të ngushtë 2-1 dhe 1-0 me Italinë dhe Spanjën.