Borusia-Milan në RTSH, gjermanët në kërkim të pikëve të para

dortmund milan
Borusia Dortmund pret Milanin sot në kërkim të fitores të parë në Champions, pas humbjes në Paris në ndeshjen e parë. Pas disa luhatjeve në kampiont, Borusia është stabilizuar dhe pret plot besim shtatë herë kampionët e Evropës.
Paraqitja në rritje e verdhezinjve i dedikohet rikthimit në formë të dy prej lojtarëve kryesorë, Julian Brandt e Marko Rojs. I pari ka kontribuar me një gol e katër asist në gjashtë ndeshje të Bundesligës. I aftë të luajë në mesfushë apo sulm, Brand ka mesatarisht për pesë aksione që përfundojnë me gjuajtje për ndeshje.
Rojs është golashënuesi më i mirë i Borusias në Champions, me 22 gola, plus 19 asist, në 60 ndeshje. Me katër gola të shënuar kundër Real Madrid, statusi i Rojs si lojtar i ndeshjeve të mëdha, është i sigurt.
Për sa i përket formacionit, krejt ndryshe nga Milan, Dortmund nuk ka probleme dëmtimesh. Vetëm austriaku Marcel Sabitzer është në dyshim, ndërsa gjithë të tjerët janë në dispozicion të trajnerit Terziç.