Categories: LajmeEkonomi

Borxhi nën 60%, për ekspertët faktorët ndikues ishin inflacioni dhe vlerësimi i Lekut

Për shkak të performancës pozitive të ekonomisë vitin e kaluar dhe uljes së borxhit nën 60%, qeveria parashikon të mbledh 687 miliardë lekë, nga 676 miliardë lekë që ishte caktuar në buxhetin fillestar, ndërkohë që deficiti mbërrin në 57 miliardë lekë, duke zbritur me 4 miliardë nga plani fillestar.

“Duhet parë me pozitivitet se është tregues i përgjegjshmërisë së qeverisë në administrimin e financave publike. Duhet ta shohim si një indikator të rëndësishëm të ekonomisë, por pa u mbështetur ekskluzivisht në të”, tha eksperti Zef Preçi.

Për ekspertin Klodian Muço borxhi duke të përfshijë edhe detyrimet që qeveria shlyen në favor të kompanive koncesionare.

“Ne kemi një sërë koncesionesh të firmosura që kapin vlerën e mbi 2 miliardë euro që këto ne nuk i konsiderojmë si borxh. Si ka mundësi që kjo nuk kontabilizohet? Duke mos e konsideruar këtë si borxh ka bërë që në një farë mënyre të ulet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto”, tha Muço.

Për ekspertin Zef Preçi inflacioni dhe vlerësimi i fortë i Lekut ishin faktorë përcaktues në nivelin aktual të borxhit.

“Nuk është shtuar numri i firmave kontribuuese në tatime. Nuk është shtuar numri i personave të punësuar, kontribuues në tatimet e të ardhurave personale. Në këtë këndvështrim është rezultat i situatës që lidhet me inflacionin e importuar dhe vendas dhe njëkohësisht për shkak të monedhës së fortë vendase”, tha Preçi.

Sipas ekspertëve është e rëndësishme që performanca e mirë e të ardhurave të shoqërohet me një shpërndarje më të mira të të ardhurave në favor të pensionistëve dhe kategorive të forcës së punës, paga e të cilëve rezulton më pranë pagës minimale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

17 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

18 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

18 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

18 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

18 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

18 hours ago

This website uses cookies.