“Boshatisen” pikat kufitare/ Në 3 ditë, rreth 15 mijë qytetarë dalin nga vendi ynë

Sipas punonjësve të pikës kufitare Muriqan, lëvizjet më të mëdha janë në orët e para të mëngjesit, atëherë kur dhjetëra qytetarë nga Shkodra i drejtohen Ulqinit dhe Podgoricës si punonjës ditor apo sezonal. Fundjava në Muriqan kishte këtë panoramë. Sipas të dhënave të policisë vendore në 3 ditët e para të muajit Mars përmes pikave kufitare Han i Hotit dhe Muriqan kanë hyrë në vendin tonë 15.292 qytetarë ndërkohë që kanë dalë nga vendi ynë 8970. Marsi pritet të vijojë në të njëjtat ritme kjo edhe për shkak të muajit të Ramazanit ndërkohë që ky fluks mendohet të jetë më i lartë në fillim të muajit Prill, duke qenë se kremtohen edhe festa e Bajramit dhe Pashkëve. Aktualisht në Muriqan po punohet vetëm me një sportel në hyrje dhe një në dalje ndërsa në oraret e lëvizjes së linjave të autobusëve hapet edhe një pikë dedikuar atyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.