Bosnja akuzon
Prokuroria në Bosnjë dhe Hercegovinë ka ngritur një aktakuzë ndaj pesë komandantëve të lartë të ushtrisë së Republikës Sërpska.
Ata dyshohet se kanë kryer në vitin 1992 në fshatin e pambrojtur të Brishevës, i cili banohej kryesisht nga popullata civile e kombësisë kroate. “Asokohe, brenda vetëm pak orëve, u vranë 61 njerëz, ndër të cilët më i riu ishte një djalë 16-vjeçar, ndërsa viktima më e moshuar ishte 81 vjeçe, si dhe një i mitur me kombësi boshnjake.
Tre persona u zhdukën, eshtrat e tyre nuk janë gjetur deri më sot”, u tha në njoftimin për media të Prokurorisë. Sipas aktakuzës disa viktima u përdhunuan dhe u abuzuan seksualisht gjatë sulmit dhe dhjetëra njerëz, kryesisht burra, u dërguan në kampet e Prijedorit, ku një pjesë e tyre humbën jetën.
Në Prijedor dhe qytetet përreth u vranë 3,176 njerëz. Prokuroria në Bosnje- dhe Herecgovinë tha se do t’i vërtetojë akuzat duke thirrur 143 dëshmitarë, nga të cilët pesë dëshmitarë do të dëshmojnë nën masat e caktuara mbrojtëse, dy ekspertë, si dhe do të ketë më shumë se 300 provave materiale.
Njoftimi i prokurorisë vjen ndërkohë që lideri separatist i serbëve të Bosnjës është zotua të vazhdojë ta dobësojë vendin e tij, pavarësisht nga një zotim i Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar një gjë të tillë. “Unë nuk jam joracional, e di se përgjigja e Amerikës do të jetë përdorimi i forcës por nuk kam asnjë arsye që të trembem nga kjo për të sakrifikuar interesat kombëtare serbe”, u shpre Milorad Dodik në fundjavë në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press.
Ai tha se çdo përpjekje për të shfrytëzuar ndërhyrjen ndërkombëtare për të forcuar më tej institucionet e përbashkëta shumetnike të Bosnjës do të përballet me vendimin e serbëve të Bosnjës për t’i braktisur plotësisht ato dhe për ta kthyer vendin në gjendjen e përçarjes dhe mosfunksionimit, siç ishte në fund të periudhës së luftës brutale ndëretnike të viteve 90.
Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…
Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…
Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…
Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…
Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…
This website uses cookies.