Boston mbetet e pamposhtur, Orlando shtang Lejkërsat
Boston Sëlltiks me fitoren e arritur në Bruklin arritën që të shënojnë fitoren e 5 në po kaq takime të këtij fillim sezoni. Vendasit në këtë duel kanë vuajtur shumë lodhjen pasi ishte nata e dytë radhazi që zbrisnin në parket. Kam Tomas shkëlqeu për Nets me 27 pikë ndërsa Mikal Brixhis dhe Spenser Dinuidi shënuan nga 19 pikë secili, por nuk mundën që të ndalnin vrullin e Bostonit.
Për Sëlltiks spikati Tatum me 32 pikë dhe 11 topa në tabelë. Numri 0 u kthye në lojtarin më të ri në historinë e klubit me 10.000 pikë të shënuara në karrierë duke përmirësuar kështu statistikën e Antoni Uokerit. Tatum nuk ishte vetëm mbrëmë pasi Xhejlën Braun rrealizoi 23 pikë, një më shumë se Kristaps Porzingis. Ndërsa Xhru Hollidej e mbylli duelin me 18 pikë, 9 në tabelë dhe 10 asist.
Një tjetër ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Orlando Mexhik dhe Los Anxhelos Lejkërs. Për ekipin e Orlandos ishte dyshja e formuar nga Franc Vagner dhe Paolo Bankero ajo që bëri diferencën. I pari rrealizoi 26 pikë ndërsa i dyti 25 pikë.
Ndeshjet NBA (5 nëntor)
PHILADELPHIA 76ERS-PHOENIX SUNS 112-100
NEW ORLEANS PELICANS-ATLANTA HAWKS 105-123
ORLANDO MAGIC-LOS ANGELES LAKERS 120-101
INDIANA PACERS-CHARLOTTE HORNETS 124-125
MINNESOTA TIMBERWOLVES-UTAH JAZZ 123-95
HOUSTON ROCKETS-SACRAMENTO KINGS 107-89
BROOKLYN NETS-BOSTON CELTICS 114-124
DENVER NUGGETS-CHICAGO BULLS 123-101