Belgjika dhe e gjithë bota e çiklizmit ka humbur legjendën e këtij sporti. Në moshën 90-vjeçare u nda nga jeta Rik Van Looy, i pari që fitoi pesë klasiket e mëdha të kësaj disipline, sipërmarrje kjo që më pas u arrit edhe nga Merckx dhe De Vlaeminck.
Belgu ishte specialist i garave klasike dhe njihej si “Perandori i Herentals”. Dy ditë më pas ai do të festonte ditëlindjen e 91-të.
Ai u shpall kampion bote në garat në asfalt në 1960 (Sachsenring) dhe në 1961 (Bernë). Mes viteve ’50 dhe ’60 fitoi tri herë Paris-Roubaix (1961, 1962, 1965), dy herë Xhiron e Flandrës (1959, 1962), një herë Milano-Sanremo (1958), Xhiron e Lombardisë (1959) dhe Liezh-Bastogne-Liezh (1961). Këtyre triumfeve ai u shtoi edhe sukeset në klasiket origjinale Freçia Vallone, Paris-Tour dhe Paris-Bruksel.
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
Përmes një ceremoniali të veçantë universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, me miratimin e Ministrisë së…
21 Marsi është Dita Botërore e fëmijëve me sindromën Down. Në Shkodër 5 fëmijë janë…
Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve…
Pas marrjes së informacionit për një alert në lidhje me situatën e influencës aviare Autoriteti…
Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Venus!”, e kuruar nga Lek M.…
This website uses cookies.