Botafogo shkruan historinë, fiton për herë të parë Kupën Libertadores

Botafogo shkruan historinë

Për herë të parë në historinë e klubit, Botafogo fiton Kupën Libertadores, duke mposhtur në finalen e madhe Atletico Mineiro me rezultatin 3-1 falë golave ​​të Luiz Henrique, Alex Telles dhe Junior Santos.

Në ndeshjen finale u përballën dy skuadra braziliane, Botafogo dhe Atlético Mineiro. Finalja u zhvillua në zemër të territorit të rivalëve të tyre të ashpër, në “Estadio Monumental” në Buenos Aires, Argjentinë.

Që në minutën e dytë të ndeshjes, Botafogo mbeti me dhjetë lojtarë pasi Gregore mori një karton të kuq. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Botafogon, që në mënyrë të jashtëzakonshme arriti të shënonte dy gola para përfundimit të pjesës së parë, me Luis Henrique dhe Alex Telles. Në fillim të pjesës së dytë, Atlético Mineiro shkurtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 47-të me Eduardo Vargas. Kulmi i ndeshjes mbërriti në kohën shtesë kur Juninho Santos vulosi fitoren me rezultatin përfundimtar 3-1 në favor të Botafogos.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.