Boterori 2023 ul siparin
Maks Verstapeni kla fituar epilogun e këtij sezoni të Formulës 1, Çmimin e Madh të Abu Dhabit, duke lënë pas Sharl Lëklerkun, ndërsa “Mercedes”-i i mbijetoi përpjekjes së “Ferrari”-t për t’i rrëmbyer vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve, edhe pse në një moment të caktuar të garës u duk se skuadra italiane ia kishte dalë.
Sikundër kishte ndodhur për shumicën e këtyre 22 garave, prej të cilave Maks Verstapeni nuk kishte fituar në vetëm 3 prej tyre, holandezi i “Red Bull”-it i ka mbijetuar një sulmi në nisje dhe përgjatë xhiros së parë nga Lëklerku, për të vijuar më pas të marshojë i pashqetësuar drejt finishit, ku ka mbërritur thuajse 18 sekonda para pilotit të “Ferrari”-t, ndërsa podiumin e garës së fundit të sezonit e plotësoi Xhorxh Rasëlli.
Në fakt, ky i fundit e fitoi shkallën e ulët të podiumit vetëm falë një ndëshkimi të pilotit tjetër të “Red Bull”-it, Serxhio Perezit, i cili në pistë e kaloi edhe britanikun e “Mercedes”-it, por edhe vetëm Lëklerkun, që provoi një manovër që do t’i ulte pikët e skuadrës gjermane dhe do ta zbriste atë nga vendi i dytë në podiumin e konstruktorëve.
Kjo manovër nuk funksionoi dhe, për vetëm 3 pikë, “Ferrari” e humbi titullin e nënkampiones së botës në garën e skuadrave, edhe falë një strategjie të gabuar me një ndalim që nuk funksionoi me pilotin tjetër, Karlos Sainzin, që nuk mori dot asnjë pikë dhe e mbylli në Abu Dhabi një xhiro para fundit. Emocionet e kësaj gare, sikundër i gjithë ky sezon, u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…
Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…
Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…
Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…
Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.