Botërori 2026, Argjentina përgatitet për Uruguain me mendjen te Brazili
Në orët e para të së premtes Argjentina pret në “Bomboneira” Uruguain e Bielsës. Do të jetë një ndeshje me mjaft interes pasi shumë personazhe në fushë kanë shkruar historinë e futbollit të dekadës së fundit.
Për këtë takim komisari teknik i ekipit kampion bote duket se nuk ka shumë dilema pasi grupi i tij i lojtarëve i është përgjigjur prezent. Pak orë më parë lojtarët kanë kryer stërvitjen e parë dhe Mesi ka mahnitur me një tjetër gol të bukur.
Sa i përket takimit me Uruguain, Skaloni ka ftuar Paredes dhe Enco Fernandezin që të bëjnë kujdes pasi janë të ngarkuar me kartonë. Nëse zverdhen në këtë duel atëherqë do të humbin atë të ditës së mërkurë ku në “Maracana” i pret Brazili.