Botërori 2026: Shqipëria në Grupin K, shorti nuk tregohet shumë bujar me kuqezinjtë

Shqipëria në Grupin K

Është në Zyrih shorti i ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Shqipëria, që bënte pjesë në vazon e tretë, ka mësuar emrat e kundërshtarëve që do të ketë përballë në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Goglat nuk kanë qenë shumë bujare me kombëtaren kuqezi, që bën pjesë në Grupin K dhe do të ketë kundërshtarë Anglinë (Vazo 1), Serbinë (Vazo 2), Letoni (Vazo 4) dhe Andorrën (Vazo 5).

16 kombëtare të UEFA-s do të garojnë në finalet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara dhe ku do të marrin pjesë 48 ekipe.

Në total, 16 kombëtare të UEFA-s do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës; katër vendet e mbetura përcaktohen nga Play-Off-et që përfshijnë 12 skuadra e dyta të grupeve.

Ndeshjet kualifikuese evropiane për Kupën e Botës FIFA 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars të vitit 2025 dhe të përfundojnë me Play-Off-in në mars të vitit 2026.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.