Botërori 2026, Uruguai i Bielsës “çmend” Argjentinën

messi

messi

Ashtu siç kishte premtuar ndodhi, Uruguai i Marselo Bielsës luajti në “Bombonera” një ndeshje për të mos u harruar duke mundur 2-0 Argjentinën, e cila nuk kishte pësuar asnjë zhgënjim që prej momentit kur u shpall kampione e botës.

Goli i parë erdhi pikërisht falë presingut të lart të miqve, të cilët rikuperuan topin me Vinjën dhe më pas festuan me Arauhon. Për “Dibu” Martinez ky ishte goli i parë që pësonte pas plot 751 minutash lojë.

Mesi me shokë tentuan që të kundërgjigjeshin në më shumë se një rast, por portieri i Uruguait ishte me fat dhe në disa raste arriti që të kryente ndërhyrje decizive.

Tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Uruguai goditi përsëri falë Nunjezit, i cili ktheu në gol një kundërsulm perfekt.   

Pas pesë ndeshjeve të para të luajtura në Eliminatoret e Amerikës Latine për Botërorin e 2026-ës, Argjentina kryeson me 12 pikë ndërsa Uruguai, i dyti,  e ndjek me dy më pak.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.