Botërori 2030, FIFA i shtrin dorën Realit, do finalen në “Santiago Bernabeu”

Kupa e Botës në 2030-ën do të zhvillohet në Spanjë, por përpara zyrtarizimit FIFA duket se kërkon akordin me Realin e Madridit pasi pretendon që të organizojë finalen ne “Santiago Bernabeu”.
Shtypi spanjoll flet për shtrirje dore nga ana e FIFA-s pasi kjo e fundit kërkon dëshpërimisht një akord me klubin madrilen me qëllim që ky i fundit të garantojë zhvillimin e finales në strukturën e re.
Në këtë drejtim Florentino Perez nuk do të jetë kundër edhe pse mund të kërkojë shifra të rëndësishme në këmbim të këtij “nderi”.