Categories: LajmeSportFutboll

Botërori i atletikës në Skoci, Franko Burraj kualifikohet në gjysëmfinalen e garës 400 metra

Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, kampion dhe rekordmen i garave të vrapimit të mesëm, 200 dhe 400 metra, i shoqëruar nga trajneri i tij personal, Brunon Rrotani, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, është pjesëmarrës në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Skoci. Burraj, është i vetmi nga atletika shqiptare që konkuron në këtë botëror duke pasur objektiva ambicioze në garën e tij të preferuar, atë të vrapimit 400 metra. Me paraqitjen e mirë që bëri pak ditë më parë në Ballkaniadën e Turqisë duke fituar medaljen e bronztë, pritshmëritë e Franko Burrajt, janë të mëdha për të arritur një rezultat pozitiv edhe në Botërorin e Skocisë. Dhe, sinjali i parë pozitiv është dhënë menjëherë , kur Franko Burraj zhvilloi garën e parë në Gllazgow duke bërë një përfaqësim dinjitoz në vrapimin e 400 metrave. Me rezultatin 46 sekonda dhe 86 të qindtat, shkodrani Franko Burraj është kualifikuar për në gjysemfinale të Kampionatit Botëror të Atletikës duke qënë i pari atlet shqiptar mashkull që kualifikohet në një gjysmëfinale botërori.  Aktualisht, atleti shkodran Franko Burraj, me këtë rezultat renditet i 12-ti në botë, ndërkohë që do të ketë mundësi që këtë rezultat ta përmirësojë edhe më shumë në garën tjetër gjysëmfinale të këtij botërori për të siguruar kështu kualifikimin për në finale. Për t’u theksuar është se rezultati i arritur në Botërorin e Skocisë nga atleti shkodran, Franko Burraj është vetem 0.3 sekonda larg rekordit kombëtar të garës 400 metra, i cili mbahet po nga ai.

Arritjen e këtij rezultati pozitiv të atletit shkodran, Franko Burraj, e ka përshëndetur edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, përmes një postimi të përcjellë në rrjetin social, FB.

Franko Burraj, sportisti i Vllaznisë, është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të atletikës për sallat e mbyllura që po zhvillohet në Glasgoë. Franko bëhet i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Bravo Franko!”, shkruan kryebashkiaku shkodran, Benet Beci.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

4 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

4 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

4 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

5 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

5 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

5 hours ago

This website uses cookies.