Botërori i Boksit U-16 në Armeni/Talenti kuqezi Adam Maca në finale me rusin Koszlov Platon

boksi

boksi

Kombëtarja e Shqipërisë në boks regjistron suksesin më të madh në historinë e këtij sporti. Dhe, këtë e arrin në Kampionatin Botëror të Boksit për kategorinë e moshës U-16 që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë, ku boksieri i talentuar Adam Maca përfaqësues i klubit shkodran të boksit “North Boxing Albania” ka arritur të kalojë me shumë sukses të gjithë turet kualifikuese duke mbërritur në finale. Në formacionin e ekipit kuqezi në këtë botëror kanë qenë katër boksierë, tre nga Tirana si dhe boksieri Adam Maca që shoqërohet nga trajneri i tij personal, Klaodio Çekini, njëkohësisht trajner i kombëtares së moshave si dhe i klubit më të ri të boksit në Shkodër, “North Boxing Albania”. Turin e parë e kanë kaluar me sukses Adam Maca i “North Boxing Albania”, dhe Amar Koçi i klubit Tirana. Ky i fundit nuk ka rritur të shkojë më tej, ndërkohë që Adam Maca ka vijuar rrugën të suksesit duke sfiduar me radhë kundërshtarët e tij deri sa arrin të kualifikohet në finalen e peshës së tij deri në 57 kg. Kështu në turin e dytë, me një përformacë të shkëlqyer në ring, Maca fiton pastër me rezultatin 5 me 0 ndaj rivalit të tij nga Uzbekistani, Ibromihov Pahlovonjon. Me këtë fitore, boksieri i “North Boxing Albania”, siguroi kualifikimin për në turin tjetër mes tetë më të mirëve të Botërorit. Suksesi i radhës për boksierin kuqezi Maca, ishte në turin çerekfinal, ku duke u përballur me boksierin nga Bjellorusia, Tsimu Siankevich, del fitues që në raundin e dytë. Në këtë mënyrë, Shqipëria arrin një sukses të merituar duke mbërritur me boksierin Adam Maca në turin gjysëmfinal mes katër boksierëve më të mirëve të Botërorit, që do të thotë se tashmë Maca ishte futur në zonën e medaljeve. Por, nuk mbyllet këtu, sepse talenti Maca, shkëlqen edhe në turin gjysëmfinal, ku duke sfiduar kampionin e Afganistanit, Sahak Amanollah. Fitore kjo që e kualifikon boksierin shqiptar në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të 16 vjeçarëve, rezultat ky që përbën arritjen më të madhe në gjithë historinë e boksit shqiptar. Sipas bisedes telefonike zhvilluar me trajnerin shkodran të kombëtares së Shqipërisë, Klaodio Çekini, finalja e peshës 57 kg, mes boksierit kuqezi, Adam Maca dhe rivalit të tij, rusit Koszlov Platon, do të zhvillohet mbrëmjen e së dielës, atëherë kur shkodranët dhe shqiptarët në përgjithësi, presin suksesin e radhës të Adam Macës për t’u ngjitur në podium me flamurin shqiptar si kampion i botës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.