Categories: LajmeSport

Botërori i klubeve dhe Champions-i i ri, FIFA shpërblen klubet me miliona

Ndërsa trajnerët, drejtuesit dhe lojtarët ankohen për shumë ndeshje në kalendar, FIFA dhe UEFA përgjigjen duke ëmbëlsuar gjithçka me një dush parash. Në detaje, si Botërori i Klubeve, ashtu edhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona euro në arkat e klubit.

Për turneun e FIFA-s, shuma totale e çmimeve që do të ndahen është 2.5 miliardë: 100 milionë për këdo që fiton turneun, rreth gjysma vetëm për pjesëmarrjen dhe çmimet ende të pacaktuara për kalimin e tureve të ndryshme. Një luks i vërtetë. Nëse do të shkonte keq,  vetëm tre ndeshjet në grup do të garantonin një të ardhur prej 50 milionë eurosh.

Por kjo nuk është e gjitha. Për të mbajtur larg sirenat e Superligës, për formatin e ri të Ligës së Kampioneve, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar atë në 2.7 miliardë euro. Para që duhet t’i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë euro vetëm për hyrjen në fazën e parë dhe që sigurisht do të zgjerojnë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë.

Gjëra për të mbushur arkat e klubeve kryesore dhe për të revolucionarizuar tregun. Jo vetëm në aspektin ekonomik dhe sasior, por edhe në aspektin kohor. FIFA dhe UEFA po studiojnë në fakt një zgjidhje për të zgjatur skadimin e kontratave ekzistuese në mënyrë të tillë që të mbulojë kohën e Kupës së Botës për Klube, finalja e të cilit është caktuar më 13 korrik. Ideja, megjithatë, do të binte ndesh me vullnetin e lojtarëve dhe të klubeve që i blenë, duke u detyruar në këtë rast të pritej deri në fund të korrikut për të pasur lojtarët në dispozicion.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

15 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

16 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

16 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

16 hours ago

This website uses cookies.