Lajme

Botërori i Klubeve, hidhet shorti

FIFA ka hedhur shortin e Botërorit të Klubeve, që do të luhet në verën e ardhshme në SHBA. 32 skuadra janë ndarë në tetë grupe me nga katër, ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Është hedhur në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shorti i botërorit të klubeve të organizuar nga FIFA verën e ardhshme. Kompeticioni, që zhvillohet për herë të parë, do të ketë 32 skuadra pjesëmarrëse, të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra. Shorti i hedhur nga FIFA dhuroi disa grupe interesante me përplasje skuadrash të njohura nga Evropa dhe Amerika Latine.

Real Madrid, kampion në fuqi i Evropës, do të jetë në grupin H, me Al Hilal, Paçuka e Salzburg, ndërsa Botafogo, i sapokurorëzuar kampion i Amerikës Latine me triumfin në Kupën Libertadores do të jetë në grupin B, me Paris SG, Atletico Madrid dhe Borussia.

Grupi C ofron çifte interesante me Bayern, Benfica e Boca Juniors, ashtu si dhe grupi E, ku janë Inter i Milanos dhe River Plate. Vetëm nga dy skuadra lejohen nga çdo vend, bazuar në koeficentin e viteve të fundit në Champions League, çka bën që në botëorin e parë të klubeve të mungojnë gjigandë të futbollit evropian si Milan, Barcelona e Liverpul.

SHORTI

GRUPI A

1 Palmeiras (BRA)

2 Porto (POR)

3 Al Ahly (EGY)

4 Inter Miami (SHBA)

Kalendari i grupit A

Palmeiras-Porto

Al Ahly-Inter Miami

Palmeiras-Al Ahly

Porto-Inter Miami

Palmeiras-Inter Miami

Porto-Al Ahly

GRUPI B

1 Paris SG (FRA)

2 Atletico Madrid (SPA)

3 Botafogo (BRA)

4 Seattle Sounders (SHBA)

Kalendari i grupit B

PSG-Atletico Madrid

Botafogo-Seattle Sounders

PSG-Botafogo

Atletico Madrid-Seattle Sounders

PSG-Seattle Sounders

Atletico Madrid-Botafogo

GRUPI C

1 Bayern Munich (GER)

2 Auckland City (NZL)

3 Boca Juniors (ARG)

4 Benfica (POR)

Kalendari i grupit C

Bayern Munich-Auckland City

Boca Juniors-Benfica

Bayern Munich-Boca Juniors

Auckland City – Benfica

Bayern Munich-Benfica

Auckland City – Boca Juniors

GRUPI D

1 Flamengo (BRA)

2 Esperance Tunis (TUN)

3 Chelsea (ANG)

4 Leon (MEX)

Kalendari i grupit D

Flamengo-Espérance Tunis

Chelsea-Leon

Flamengo-Chelsea

Esperance Tunis-Leon

Flamengo-Leon

Espérance Tunis-Chelsea

GRUPI E

1 River Plate (ARG)

2 Urawa Red Diamonds (JPN)

3 Monterrey (MEX)

4 Inter (ITA)

Kalendari i grupit E

River Plate-Urawa Red Diamonds

Monterrey-Inter

River Plate-Monterrey

Urawa Red Diamonds-Inter

River Plate-Inter

Urawa Red Diamonds-Monterrey

GRUPI F

1 Fluminense (BRA)

2 Borussia Dortmund (GER)

3 Ulsan HD (KOR)

4 Mamelodi Sundowns (RSA)

Kalendari i grupit F

Fluminense-Borussia Dortmund

Ulsan-Mamelodi Sundowns

Fluminense-Ulsan

Borussia Dortmund-Mamelodi Sundowns

Fluminense-Mamelodi Sundowns

Borussia Dortmund-Ulsan

GRUPI G

1 Manchester City (ING)

2 Wydad (MAR)

3 Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe)

4 Juventus (ITA)

Kalendari i grupit G

Manchester City-Wydad

Al Ain-Juventus

Manchester City-Al Ain

Wydad-Juventus

Manchester City-Juventus

Wydad-Al Ain

GRUPI H

1 Real Madrid (SPA)

2 Al Hilal (ASK)

3 Pachuca (MES)

4 Salzburg (AUT)

Kalendari i grupit H

Real Madrid-Al Hilal

Pachuca-Salzburg

Real Madrid-Pachuca

Al Hilal-Salzburg

Real Madrid-Salzburg

Al Hilal Pachuca

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

16 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

16 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

17 hours ago

This website uses cookies.