Botërori i klubeve, lojtarët padisin FIFA-n
Ka akoma më shumë polemika mbi Kupën e Botës për Klube, siç raportohet nga “Calcio e Finanza”, FIFPRO, sindikata botërore e futbollistëve, njoftoi sot se sindikatat evropiane kanë paraqitur një ankesë ligjore kundër FIFA-s “duke kundërshtuar legjitimitetin e vendimeve të FIFA-s për të krijuar në mënyrë të njëanshme kalendarin ndërkombëtar të ndeshjeve dhe në veçanti, vendimi për të krijuar dhe planifikuar Kupën e Botës FIFA 2025 për Klube”. Avokati Jean-Louis Dupont do të mbrojë pozicionin e lojtarëve.
Njoftimi u bë në një deklaratë shumë të gjatë, në të cilën, në përmbledhje, lojtarët pohojnë se turneu është i parealizueshëm për shkak të mbingarkesës së kalendarit dhe se, pavarësisht ankesave të tyre, FIFA kurrë nuk ka dashur të negociojë marrëveshje alternative.
Në shënimin e lëshuar nga Fifpro, i referohet edhe vendimit të Gjykatës Evropian për Superligën, në lidhje me abuzimin e pushtetit nga FIFA dhe UEFA, duke nënvizuar se si vendime të njëanshme si ai i organizimit të Kupës së Botës për Klube mund të konsiderohen në kundërshtim me këtë vendim.