Categories: LajmeSport

Botërori i Mundjes, pritshmëri të mëdha

Kampionati Botëror i Mundjes për të rritur është aktiviteti më i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të këtij sporti. Jo vetëm tek Zelimkan Abakarov dhe Islam Dudaev, por tek të gjithë sportistët kuqezi pritshmëritë janë të mëdha. Të paktën këtë deklaron për Radio Televizionin Shqiptar, presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni

“Pretendimet tona janë me dy djemtë tanë që pretendohet për medalje, apo për normë olimpike. Por jo më pak presim nga Parisi, Sina, Kupi, apo dhe e vetmja femër që kemi në këtë Botëror, Drazhi, e cila në Kampionatin e fundit ka bërë realisht një paraqitje të shkëlqyer. Kështu që pritshmëritë tona janë të mëdha nga të gjashtë anëtarët e ekipit tonë kombëtar”, thotë Sahit Prizreni për RTSH.

Një vit më parë mundja shqiptare u shpall Kampion Bote me Zelimkan Abakarov në Beograd. Por çfarë do të thotë për mundjen kuqezi të triumfosh mes Beogradit dhe ta kërkosh të njëjtën gjë edhe sivjet?

“Të bësh mundje mes Beogradit është një emocion të cilin unë e kam përjetuar dhe vjet ku Shqipëria nëpërmjet Zelimit bëri historinë duke u shpallur Kampion Bote. E ne shkojmë atje për të përsëritur historinë”, tregon i pari i mundjes shqiptare.

Kampionati Botëror i Mundjes nis të shtunën për të përfunduar të dielën e ardhshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.