Botërori i Skive në Saalbach/ Kolturi e mbyll në vendin e shtatë, Brinjone e artë

Lara Kolturi ka përfunduar në vendin e shtatë Botërorin e Skive në Saalbach.
Skiatoria shqiptare kreu një garë të mirë duke u renditur +3.50 nga vendi i parë, i cili i shkoi Italisë falë zbritjeve mjaft të mira të Federika Brinjones (2:22.71).
Në disiplinën e sllallomit gjigand medalje të argjendë mori Elis Robinson (+0.90) e Zelandës së Re, e cila u pasua nga amerikania, Paula Moltzan (+2.62).
Për skiatoren shqiptare ishte një ditë e vështirë edhe pse ishte vetëm 1.24 sekonda nga podi. Kolturi përpara se të niste provën e saj pati të vjella.