Pas Salcbugut, Atletiko Madrid dhe Juventusit, të cilat morën vendet e fundit të lira të cilat i takonin Europës, sot Botërori i Klubeve është njihur edhe më një tjetër pretendente.
Bëhet fjalë për klubin nga Tunizia të Espérance Sportive de Tunis. Skuadra në fjalë është e 26-ta, e cila pret një biletë për në këtë event që do të organizohet vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkauara të Amerikës.
Espérance Sportive de Tunis siguroi pjesëmarrjen pasi u kualifikua në finalen e Champions-it të Afrikës ku do të sfidojë Al-Ahly (e kualifikuar me statusin e ish-kampiones kontinentale në 2021 dhe 2023).
Për momentin vetëm 6 skuadra mbeten ende për tu kualifikuar në edicionin e parë të Botërorit për Klube. Ky event do të jetë mjaft i rëndësishëm për skuadrat pasi vetëm për pjesëmarrjen do të përfitojnë plot 50 milionë euro.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.