Botimi më i ri i kolanës “Mjeda” – Valbona çoi më tej projektin studimor të mjedologut të shquar, Mentor Quku
Ka vetëm pak ditë që ka dalë në qarkullim për lexuesit botimi më i fundit i kolanës “Mjeda”, “Vepra 1, Poezia”.
Ashtu si vetë titulli, libri përmban poezi prej veprave më të njohura të Mjedës si dhe përmbledhje studimesh mbi poemat e tij.
Pas një pune dy vjeçare, ishte Valbona, bija e mjedologut, Mentor Quku, që çoi më tej projektin për Mjedën.
Libri ishte për autoren si një peshë prej së cilës duhej të lehtësohej.
Libri më i fundit i kolanës Mjeda do të promovohet së shpejti në Shkodër dhe Tiranë.