Categories: Aktualitet

Botohet ndryshimi në Fletoren Zyrtare, punëmarrësit lehtësohen nga barra e kontributeve nga 18 gushti

Pas pak ditësh hyn në fuqi një nga ndryshimet e rëndësishme të taksës së punës. I botuar në Fletoren Zyrtare nr 116 të datës 3 gusht 2023, ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, lehtëson të gjithë punëmarrësit me pagë maksimale që preken nga kontributet shoqërore pas rritjes së pagës minimale.

Pak kohë më parë, Televizioni publik ka analizuar raportin e rritjes së pagës minimale dhe maksimale në vite dhe ndikimin në taksën e punës.

Më parë paga maksimale rritet me të njëjtën për qindje sa paga minimale. Do të thotë se, kur paga minimale të shkonte 45 mijë lekë, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale, sipas ligjit aktual, pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë.

Pra një rritjeje page minimale me 5 mijë lekë në vitin 2024 i përgjigjet një rritje page maksimale me 22 mijë lekë.

Që do të thotë se do të ketë një peshë më të rëndë taksa e punës në të gjithë kategorinë e individëve që paguhen me pagën maksimale!

Ligji i botuar që hyn në fuqi në 18 gusht 2023 sanksionon se “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi”

Ky ndryshim ka lehtësuar, në mënyrë të konsiderueshme nga taksa e punës të gjitha ata që paguhen me pagë maksimale.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

15 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

15 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

16 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

16 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

16 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

16 hours ago

This website uses cookies.