Në protestën e thirrur sot më 20 shkurt nga disa subjekte politike opozitare nuk do të jetë i pranishëm kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Këtë e ka konfirmuar për RTSH-në, Nën Kryetari i PL-së Endrit Brahimllari, i cili tha se, “për shkak të agjendës së planifikuar, Kreu i PL-së, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi nuk do të jenë sot pjesë e protestës së thirrur nga opozita”.
Brahimllari konfirmon se z. Meta do të jetë i pranishëm në një konference ndërkombëtare.
Por sipas tij, në protestën e sotme do të marrin pjesë drejtuesit e tjetër politik të kësaj force si dhe janë organizuar simpatizantët për të qenë të pranishëm në shesh.
“Jemi pjesë e opozitës së bashkuar, jemi pro aksionit opozitar, e kemi mbështetur në parlament dhe do ta mbështesim edhe në terren. Gjithçka është çështje agjende. Por mesazhi i qartë do të jetë sot me pjesëmarrjen masive të qytetarëve. Ne jemi në vazhdimësi të aksionit opozitar. PL ka propozuar një agjendë të aksionit opozitar me amendamente në parlament. Po kështu edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Energjitë sot janë fokusuar kundër keqqeverisjes. Opozita është në rrugën e duhur ”, deklaron ndër të tjera Braimllari.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.