Braktisi foshnjën e porsalindur në bodrumin e pallatit, ndalohet nga policia 30-vjeçarja

8d290052fe1d4e17ace3b0d53d84e14c
Policia e Tiranës ka ndaluar një 30-vjeçare e cila mendohet se është gruaja që ka braktisur foshnjën në bodrumin e një pallati në Yzberisht.
Në një njoftim për median, policia e Tiranës bën të ditur se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje”.
Gjithashtu, shpjegohet se pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Foshnja e sapolindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë ditën e sotme. Gjetja e të porsalindurit u bë nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar në spital.