Lajme

Brandenburgu dhe Prusia në Shkodër – Ekspozitë me dokumente, harta të rralla dhe ndikime historike në Shqipëri

Në ambientet e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër u çel ekspozita historike “Brandenburgu dhe Prusia, pikëtakime me Shqipërinë.

 Ekspozita sjell në vëmendje praninë e këtyre dy entiteteve në historinë dhe kulturën shqiptare, përmes një koleksioni të pasur hartash të rralla dhe dokumentesh të periudhave të ndryshme.

Autor i kësaj ekspozite është historian  Xherardo Nikjari, i cili tha për mediat se qëllimi është të risjellë në kujtesën kolektive ndikimin e rëndësishëm të historisë europiane në trojet shqiptare.

Ndërsa pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Ervis Krymbi, u ndal në rëndësinë e hartografisë historike.

Ekspozita e autorit Nikjari u organizua në bashkëpunim me Bibliotekën “Marin Barleti” dhe Bashkinë e Shkodrës, dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 17 prill.

Blerti Delija

Recent Posts

Hasani pret ambasadorin Zannier: Shqipëria e vendosur të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…

7 minutes ago

Infrastruktura arsimore – Bashkia Shkodër investon për rikonstruksionin e oborrit të shkollës “Azem Hajdari”

Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…

56 minutes ago

Ambasada britanike takim me Dumanin, Çelën e Celibashin: Mbështesim strategjinë për hetimin e krimeve zgjedhore

Ambasada Britanike në Tiranë ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, Prokurorin…

1 hour ago

Pas Malit të Zi, “Karton Jeshil” 1-vjeçar edhe me Maqedoninë e Veriut me çmim të reduktuar prej 50 euro

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin…

1 hour ago

Prag gjysmëfinalja me Dinamon  /  Vllaznia do të jetë e detyruar të vuajë mungesën e Balës edhe ndaj bluve

Vllaznia nuk ka patur kohë të “qajë” pikët e lëna me Teutën në barazimin e…

1 hour ago

Zenel Drangu rrëfen përndjekjen – Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum” në RTSH Shkodra

Në një rrëfim të rrallë dhe prekës, Zenel Drangu ishte i ftuar në emisionin “Historicum”…

1 hour ago

This website uses cookies.